Nga 10 në 100 mijë, Selin Bollati shënon rritje të madhe në Instagram

Nga 10 në 100 mijë, Selin Bollati shënon rritje të madhe në Instagram

Showbiz February 23, 2026 - 20:30

Banorja e Big Brother VIP Albania 5, Selin Bollati, ka fituar mijëra ndjekës në Instagram që pas hyrjes së saj në këtë format të njohur të reality shou-t shqiptar.

Në postimin e fundit, nga faqja në Instagram e banores shprehën mirënjohje për ndjekësit.

"100K. Sinqerisht… faleminderit. Ju dua. 100 mijë njerëz që po ndjekin rrugëtimin tim, që komentojnë, që më shkruajnë, që më mbështesin në çdo hap. Nuk është pak. Është shumë".

Ajo shtoi gjithashtu: "Faleminderit që ecni me mua. Rrugëtimi vazhdon".

Rritja e shpejtë e ndjekësve është një tregues i popullaritetit të saj në këtë sezon të Big Brother VIP Albania 5, ku performanca dhe personaliteti i saj kanë tërhequr vëmendjen e publikut.

Fansat e saj nuk kanë nguruar të komentojnë dhe të shprehin mbështetjen, duke e bërë Selin një nga banoret më të ndjekura dhe të diskutuar të këtij sezoni.

Ky moment duket se është vetëm fillimi i një rrugëtimi të suksesshëm për Selin në rrjetet sociale dhe brenda formatit, dhe mbetet për t’u parë se si do të vazhdojë të tërheqë vëmendjen e publikut deri në finalen e këtij edicioni.

Image