Brikena i drejtohet ashpër Mateos: Mos u bëj xheloz, nuk jemi në lidhje
Showbiz
February 24, 2026 - 14:09
Mateo Borri dhe Brikena Selmani duket se kanë pasur një përplasje me njëri-tjetrin.
Kjo pasi banori është bërë xheloz për të për shkak të një paraqitjes që pati mbrëmjen e djeshme (e hënë) në Big Brother VIP Albania 5.
Duket se Mateos nuk i pëlqeu paraqitja e modeles, që zbuloi pak më shumë për figurën trupore.
Teksa po bisedonin në oborr, Brikena ia tërhoqi vërejtjen duke i thënë se është beqare dhe ka të drejtë të shfaqet si do.
"Nuk jemi në lidhje, mbaje vendin tënd", i tha ajo në një moment.
Mateo nga ana tjetër ka shprehur haptazi një pëlqim për Brikenën, raport i tyre që kishte nisur katër vjet më parë.
Brikena siç shihet heziton në marrëdhënien me Mateon, pasi nuk i beson se ka ndjenja. /telegrafi