Benita: Ludo Lee, të pres me fitore

Benita: Ludo Lee, të pres me fitore

Showbiz February 24, 2026 - 15:07

Pas përfundimit të eksperiencës së saj në shtëpinë më të ndjekur në Kosovë, Benita Zeneli ka vijuar të ndajë me ndjekësit mendimet dhe përshtypjet për lojën nga jashtë.

Ajo mbetet mjaft aktive në rrjetet sociale, ku komenton zhvillimet dhe dinamikat mes banorëve.

Së fundmi, ish-banorja ka tërhequr vëmendje me një reagim në Instagram, ku ka shprehur hapur preferencën e saj për fituesin e këtij edicioni.

Përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, Benita i ka dërguar një mesazh mbështetjeje Ludo Lee-s, duke lënë të kuptohet se ai është personi që ajo dëshiron ta shohë triumfues.

Me këtë qëndrim publik, ajo është rreshtuar qartë në krah të tij në garën drejt finales, duke treguar se vlerësimi i saj për lojën e Ludos mbetet i fortë edhe pas përfundimit të rrugëtimit të saj në format.

Krahas Ludos, në finale janë edhe: Elijona Binakaj, Londrim Mekaj, Klodian Mihaj dhe Hygerta Sako.

Finalja e madhe e këtij edicioni do të jetë më 27 shkurt. /telegrafi

Image