Bebe Rexha: Ish i dashuri më detyroi të paguaja 20 mijë dollarë për një udhëtim, pas një tapeti tre mijë dollarësh

Bebe Rexha: Ish i dashuri më detyroi të paguaja 20 mijë dollarë për një udhëtim, pas një tapeti tre mijë dollarësh

Showbiz February 25, 2026 - 08:38

Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha ka ndarë së fundmi një histori personale mjaft të çuditshme nga një marrëdhënie e kaluar, gjatë një interviste në Elvis Duran Show.

Artistja shqiptaro-amerikane tregoi se gjithçka kishte nisur me një tapet maroken që ajo e kishte pëlqyer shumë gjatë një vizite në një qendër tregtare. Sipas saj, tapeti kushtonte rreth 3 mijë dollarë (2,500 euro), por në atë moment ajo kishte harruar kuletën.

“Ju betohem që kisha harruar kuletën time”, u tha ajo moderatorëve, duke shtuar se ish i dashuri ishte ofruar ta paguante tapetin për të.

Por historia nuk mbaron këtu. Më vonë, çifti kishte planifikuar një udhëtim luksoz në Turks and Caicos Islands, një destinacion i njohur për pushime ekskluzive.

Sipas Rexhës, pushimi kishte kushtuar rreth 20 mijë dollarë (17 mijë euro) dhe këtë herë ishte ajo që kishte vendosur kartën e saj për të mbuluar shpenzimet.

Në atë moment, ajo kujton se ish-partneri i ishte drejtuar me fjalët: “Zemër, e di çfarë? Nuk ke nevojë të më paguash për tapetin që të kam blerë, tani jemi baraz”.

Kjo deklaratë e kishte lënë këngëtaren të habitur, pasi sipas saj, situata u trajtua si një “llogari” financiare brenda marrëdhënies.

Rrëfimi i autores së hitit "I’m a Mess" ka ngjallur reagime në rrjet, me shumë fansa që e kanë komentuar si një moment që tregon se si marrëdhëniet mund të ndërlikohen kur përzihen ndjenjat me financat. /Telegrafi