Këngëtarja e njohur pjesë e Ferma VIP?
Showbiz
February 26, 2026 - 13:17
Duket se lista e fermerëve të edicionit të tretë të Ferma VIP po kompletohet me personazhe nga fusha të ndryshme, kësaj here emri ekskluziv, vjen nga bota e artit.
Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Jonida Maliqi një figurë e njohur për publikun prej shumë vitesh dhe me një karrierë të pasur muzikore. Prej disa kohësh ajo ka zgjedhur të jetë larg ekranit duke iu përkushtuar pasionit tjetër të saj siç është dhe moda.
Dy vitet e fundit e pamë pjesëmarrëse në Kënga Magjike me dy këngë të fuqishme dhe plot mesazh.
Kësaj herë Jonidën pritet ta shohim në një tjetër dimension, atë më njerëzor dhe më të thjeshtë duke e afruar më shumë me publikun pas pauzave që ajo zgjodhi të kishte larg syrit të mediave.