“Mision i kompletuar”, Olsa Muhameti krenare me Big Brother 4: Lë Kosovën, niset drejt Shqipërisë
Showbiz
March 02, 2026 - 20:25
Producentja e Big Brother VIP Kosova, Olsa Muhameti, është shprehur krenare me këtë edicion të këtij reality shou.
Ajo e ka konsideruar si një mision të kompletuar, derisa ka njoftuar se po niset drejt Shqipërisë.
“Mision i kompletuar. Të dua Kosovë. Iki në shtëpi tani”, ka shkruar ajo në një InstaStory.
Është edicioni i dytë i Big Brother Kosova që për producente ka Olsën, ndonëse sivjet nuk u prit edhe aq mirë.
Ajo ka marrë kritika si për kastin e po ashtu edhe organizimin e këtij formati.
Këtë vit fitues u shpall konkurrenti nga Peja, Londrim Mekaj.
Në vend të dytë Elijona Binakaj dhe në vend të tretë u rendit Ludo Lee.
