Klodi: Nuk kam dashur t’ia shpreh pëlqimin Elijonës, pasi do të dilja tradhtar

Klodi: Nuk kam dashur t’ia shpreh pëlqimin Elijonës, pasi do të dilja tradhtar

Showbiz March 02, 2026 - 21:51

Klodian Mihaj në Post Big Brother e ka pranuar se ka një pëlqim për Elijona Binakajn.

Ndonëse kjo nuk pritej, pasi në kohën se ishte brenda këtij formati ka qenë më i rezervuar.

I njëjti theksoi se nuk ka dashur të shprehet, pasi do dilte si tradhtar, për shkak se kishte lidhje jashtë.

"E kam menduar se dal si tradhtar nëse them se më pëlqen dikush. Nuk ka qenë e lehtë", tha ai.

Elijona nga ana tjetër tha: "Normal që u shlirova më në fund e tha. Unë shumë shpesh i kam thënë se nuk është i sinqertë me veten e vet, nuk kam dashur t'ia nxjerr me zor".

"Edhe unë e kam marrë rrezikun që i kam shprehur pëlqim", shtoi mes tjerash banorja.

Mbetet për t'u parë nëse do të ketë diçka më shumë mes tyre jashtë Big Brother.