Miri hedh akuza në drejtim të produksionit, i tërhiqet vërejtja

Miri hedh akuza në drejtim të produksionit, i tërhiqet vërejtja

Showbiz March 03, 2026 - 12:28

Armir Shahini, i njohur si Miri, ka hedhur akuza në drejtim të produksionit të Big Brother.

Derisa po qëndronte në oborr me Juelën, ai thotë se Brikena u bë lidere e javës nga produksioni.

"E di ti si është bërë Brikena lider? është bërë nga produksioni, se nuk i kishte votat", u shpreh ai.

Më pas Juela tha: "E di. Erdhi produksioni duke pastruar shtëpinë. A nuk e mban mend erdhi produksioni pastroi shtëpinë o Brikena. Hera e parë që ndodhte".

Pas bisedës së tyre, u dëgjohet t'i tërhiqet vërejtja nga produksioni me “kujdes mikrofonin”.

Ata më pas kanë vazhduar me një bisedë tjetër, jashtë kësaj teme, duke anashkaluar këtë gjë.

Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që konkurrentët hedhin akuza ose ia lënë fajin produksionit. /telegrafi