Blero ironizon: Jam i hapur për pozitën e presidentit

Blero ironizon: Jam i hapur për pozitën e presidentit

Showbiz March 04, 2026 - 09:29

Këngëtari i njohur shqiptar Blero ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një deklaratë të bërë së fundmi në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në InstaStory, ai ka ironizuar me çështjen zgjedhjes së presidentit të vendit, duke thënë se është i hapur për këtë pozitë.

“Jam i hapur për pozitën e presidentit”, shkroi ai.

Kjo vjen pasi këto ditë është diskutuar tejet shumë zgjedhja e presidentit, ndonëse janë propozuar disa emra.

Nëse vendi dështon të finalizojë këtë proces me kohë, atëherë përballet me zgjedhje të parakohshme parlamentare, pa i bërë ende një muaj prej kur u bë me qeveri të re.

Mbetet për t'u parë në vijim nëse do të ketë ndonjë vendim sa i përket kësaj.

Për shkak të situatës kanë vijuar edhe reagimet e të famshmëve me ironi. /telegrafi

Image