Sunny Hill Festival njofton se së shpejti dalin në shitje biletat e para “Believer” për edicionin e sivjetmë

Sunny Hill Festival njofton se së shpejti dalin në shitje biletat e para “Believer” për edicionin e sivjetmë

Showbiz March 04, 2026 - 20:36

Festivali i njohur i muzikës Sunny Hill Festival ka njoftuar se së shpejti do të dalin në shitje biletat e para “Believer” për edicionin e sivjetmë.

Organizatorët kanë bërë të ditur se numërimi mbrapsht tashmë ka nisur dhe se raundi i këtyre biletave do të hapet nesër.

Siç është bërë traditë çdo vit, pas përfundimit të këtij raundi, festivali zakonisht zbulon emrin e parë të një prej performuesve kryesorë (headliner) të njërës nga netët.

Pas raundit të parë “Believer”, do të dalin në shitje biletat “Early Bird”.

Edicioni i sivjetmë i Sunny Hill do të mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht, në Bernicë të Epërme, në Prishtinë.

Ende nuk janë bërë publikë emrat e artistëve pjesëmarrës, por kjo pritje çdo vit rrit kureshtjen dhe entuziazmin e fansave të festivalit.

Sunny Hill Festival ka arritur, përmes organizimeve të tij, ta vendosë Kosovën në hartën e botës, duke tërhequr vëmendjen edhe të mediave të njohura botërore.