Bebe Rexha publikon këngën “New Religion”
Artistja shqiptare Bebe Rexha ka publikuar këngën më të re dhe të shumëpritur “New Religion”, pjesë e albumit të saj të ardhshëm “Dirty Blonde”.
Ky projekt i ri muzikor po tërheq vëmendje të madhe nga fansat e artistes, derisa shënon një tjetër hap në karrierën e artistes, e cila vazhdon të sjellë risi në skenën ndërkombëtare të muzikës pop.
Edhe pse albumi i plotë ende nuk është publikuar, deri tani janë lansuar vetëm tri këngë. Mes tyre është edhe “Çike-Çike’, një këngë që përfshin edhe fragmente në gjuhën shqipe.
Ndonëse “New Religion” është pritur me shumë entuziazëm nga fansat, interes të veçantë ka ngjallur edhe “Çike-Çike”, sidomos te publiku shqiptar. Kjo për shkak se kënga përmban fraza në shqip, duke e bërë edhe më të afërt me audiencën shqiptare.
Falë këtij elementi, kënga është bërë virale në mesin e fansave shqiptarë, të cilët e kanë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke e kthyer në pjesë të një trendi të ri online.
Publikimi i plotë i albumit të ri nga Bebe Rexha pritet të ndodhë gjatë muajve në vijim.