Familja i dërgon mesazhin surprizë Brikenës: Bëj çfarë të do zemra [video]
Një moment i veçantë ndodhi sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, kur Brikena u befasua nga familjarët e saj.
Ata përdorën një dron për të dërguar një parashutë që fluturoi mbi shtëpi, duke i përcjellë një mesazh të veçantë dhe domethënës.
“Ti je krenaria jonë, bëj çfarë të do zemra, ne jemi me ty”, ishte shkrimi në parashutë, një mënyrë e qartë për të treguar mbështetjen e tyre ndaj saj.
Ky dedikim duket se është një mesazh mbështetjeje nga familja, që i bën të ditur Brikenës se janë pranë saj në njohjen me Mateon brenda shtëpisë.
Fjalët “bëj çfarë të do zemra” shihen si një mesazh i koduar i familjes, që e inkurajon të ndjekë ndjenjat dhe vendimet e saj personale, pa u ndikuar nga rrethanat e jashtme.
Sapo e pa parashutën dhe lexoi mesazhin e tyre, Brikena nuk mundi të mbante lotët, duke u emocionuar nga ky surprizë e veçantë. /telegrafi