“T'kam ty mama” një dedikim i ëmbël vjen shumë shpejt nga David Dreshaj
Ai i ka kënduar dashurisë mjaft bukur por edhe paqes mjaft mirë. Si artist u prit mjaft mirë dhe me dedikimin për motrën e tij suprizë në dasmën e saj, e tani vjen dedikimi më i ëmbël kushtuar nënës.
Po flasim për artistin e hiteve David Dreshaj ku tashmë ka gati këngën " T'’kam ty mama", kushtuar nënës së tij por edhe të gjithë të shtrenjtave tona.
Ky projekt pritet të publikohet pikërisht më 8 Mars në një datë të shënuar të gruas dhe nënave shqiptare. Mësojmë se si Producent dhe pêr muzikën, melodinë dhe beatin është kujdesur hitbërësi Darko Dimitrov, me tekst nga Elinel, Muma dhe vetë David Dreshaj. Edhe për revord dhe mix-master ka punuar Darko Dimitrov, ndërsa video është realiUar nga Mars Studio ( Endrit Rrahimi).
" T'kam ry mama, jetëm teme jetëm teme..." shumë shpejt i gjithë projekti me këto super fjalë e kënduar nga Davud Dreshaj vjen në tregun muzikor shqiptar dhe në të gjitha platformat.


