Hailey Bieber: U martova me një burrë që ka vuajtur nga presioni publik prejse ishte i ri
Hailey Bieber në një intervistë për "Vogue Australia" foli për jetën nën vëmendjen e vazhdueshme të publikut dhe për mbështetjen që merr nga bashkëshorti i saj, Justin Bieber.
Ajo tha se të jetosh nën presionin e mediave dhe opinionit publik nuk bëhet kurrë plotësisht më e lehtë, edhe pse me kohën mëson ta përballosh më mirë.
Sipas saj, fakti që është e martuar me dikë që e kupton këtë presion është një burim i madh ngushëllimi.
Hailey theksoi gjithashtu se i ndihmon shumë të flasë me miq që janë në të njëjtën situatë, si Kendall dhe Kylie Jenner, sepse njerëzit që nuk e kanë përjetuar këtë jetë e kanë të vështirë ta kuptojnë.
Ajo ka folur edhe për jetën familjare, duke treguar se ajo dhe Justin ndajnë përgjegjësitë si prindër për djalin e tyre Jack Blues.
Ndërsa Hailey ishte në Australi për punë, Justin po kujdesej për djalin në shtëpi.
Sipas saj, një partner i mirë dhe ndarja e përgjegjësive janë shumë të rëndësishme.
Përveç kësaj, ata kënaqen edhe kur bashkëpunojnë në projekte, sepse e shohin si diçka argëtuese që mund ta bëjnë së bashku, duke kombinuar dashurinë dhe punën. /telegrafi