Karimi i bie çiftelisë, por ky detaj në instrument mori gjithë vëmendjen [video]
Showbiz
March 10, 2026 - 12:56
Loredana Zefi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim të fundit në InstaStory.
Reperja publikoi një video ku partneri i saj, Karim Adeyemi, shihet duke i rënë çiftelisë, instrumentit tradicional shqiptar.
Ajo që ra më shumë në sy ishte një detaj i veçantë në instrument, ku ishin të shkruara emrat “Loredana & Karim Adeyemi”.
Ky personalizim i dha videos një prekje të veçantë dhe u bë menjëherë fokusi i ndjekësve.
Në fund të videos, Loredana e shoqëroi postimin me disa emoji që qeshin me lot, duke e bërë momentin të duket spontan dhe plot humor.
Ndërkohë, Karimi tregoi se di mjaft mirë t’i bjerë çiftelisë, duke surprizuar fansat me talentin e tij. /telegrafi
