DJ Gimbo i revoltuar me Mirin, pasi ia kishte shprehur ndjenjat Selines: Burri plak, i martuar e me fëmijë

DJ Gimbo i revoltuar me Mirin, pasi ia kishte shprehur ndjenjat Selines: Burri plak, i martuar e me fëmijë

Showbiz March 11, 2026 - 11:21

Në spektaklin e së martës u publikua një klip i Mirit, ku tregonte se kishte ndjenja për Selinen.

Kjo deklaratë trazoi shtëpinë dhe bëri që të gjithë të komentonin edhe më shumë situatën mes tyre.

E veç kësaj, nga kjo mbeti e tronditur edhe banorja, pasi nuk e priste një gjë të tillë.

Pas Prime, Selin dhe Gimbo kanë diskutuar për këtë, me banorin që ia përmendte vazhdimisht ndjenjat e tij.

"Çfarë llogarie duhet t'i jep publikut, edhe kishte prapë fytyrë të thoshte se unë të dua për lojë. A e dëgjove vetë me gojën tënde, se ka pasur ndjenja për ty dhe vazhdon të ketë akoma", tha DJ nga Kosova.

E më pas shtoi: "Burri plak i martuar me grua dhe me fëmijë. Që mua t'më kish ndodh më kish ardh marre dhe kisha gënjyer e kisha dalë nga këtu".

Miri nga ana tjetër theksoi se kjo deklaratë u bë për lojë, jo se ka ndjenja për të. /telegrafi