Blero për DJ Gimbon: Njerëzit që janë vetvetja kanë një vend të veçantë tek unë
Showbiz
March 18, 2026 - 14:36
Blero Muharremi ka shprehur haptazi mbështetje për DJ nga Kosova, Gimbon.
Ai ka thënë dy fjalë për të, ndonëse aventura për Gimbon në Big Brother përfundoi mbrëmjen e djeshme (e martë).
"Njerëzit që janë vetvetja, tek unë kanë një vend të veçantë. Gëzuar Gimbo, je mbret", ka shkruar ai në InstaStory.
Duket se Bleros i ka pëlqyer qëndrimi i Gimbos, loja që ka zhvilluar e vlerat si artist.
Blero gjithashtu ka qenë pjesë e Big Brother në Kosovë, në edicionin e dytë.
Dalja e Gimbos, Selin Bollati qan teksa qëndron e vetme
I njëjti po ashtu tregoi një anë të tij të mirë në atë format, ndonëse u largua me vetë-dëshirë.
Sidoqoftë, Gimbo krahas kësaj në BBVA ka krijuar edhe një lidhje dashurie me banoren, Selin Bollati. /telegrafi
