Elijona prek me dedikimin për xhaxhain që iu vra para pak ditësh

Elijona prek me dedikimin për xhaxhain që iu vra para pak ditësh

Showbiz March 20, 2026 - 16:44

Ish-banorja finaliste e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj, ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke kujtuar xhaxhain e saj të ndjerë, Rasim Binakaj.

Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e tij, vetëm pak ditë pasi ai u vra me armë zjarri në një lokal në Gjakovë, një ngjarje që tronditi opinionin publik.

Mesazhi i saj ka qenë i mbushur me emocion dhe mall, teksa kujton figurën e xhaxhait dhe kujtimet që do t’i mbeten përgjithmonë:

“Plumbat e morën jetën tënde por kurrë nuk do vrasin kujtimin dhe forcën që na le pas. Do të më mungosh gjithmonë dhe kujtimet me ty do t'i mbaj përgjithmonë në zemrën time. U prehsh në paqe agji im”, ka shkruar ajo.

Reagimi i Elijona Binakaj ka prekur ndjekësit e saj, të cilët kanë shprehur ngushëllime dhe mbështetje në këtë moment të vështirë për të dhe familjen e saj.

Ngjarja e rëndë në Gjakovë vazhdon të jetë në fokus të autoriteteve, ndërsa rasti po trajtohet nga organet përkatëse. 

Image