Big Brother VIP Albania nis spektaklin me performancën e Alis me “Nan” [video]

Big Brother VIP Albania nis spektaklin me performancën e Alis me “Nan” [video]

Showbiz March 28, 2026 - 21:23

Mbrëmja e sotme e Big Brother VIP Albania u hap me një performancë nga Alis, i cili interpretoi këngën e tij “Nan”.

Interpretimi solli një atmosferë të veçantë në fillim të spektaklit, duke tërhequr vëmendjen e publikut me një paraqitje të ndjerë dhe të përqendruar.

Kënga “Nan”, me të cilën Alis do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Contest, u prezantua si një nga momentet kryesore të hapjes së mbrëmjes.

Pas performancës, moderatori Ledion Liço e përgëzoi këngëtarin dhe i uroi suksese në përfaqësimin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare.

Spektakli vijoi më pas me dinamikat e zakonshme dhe zhvillimet brenda shtëpisë. /telegrafi