Capital T para ndeshjes së Dardanëve: Besimi dhe shpresa nuk mungon as sonte që të jemi në Botëror

Capital T para ndeshjes së Dardanëve: Besimi dhe shpresa nuk mungon as sonte që të jemi në Botëror

Showbiz March 31, 2026 - 15:54

Capital T ka folur përpara ndeshjes Kosovë - Turqi në një intervistë për "Shqipëria Live" me Sidorela Gjinin.

Ai ka shprehur emocionet përpara ngjarjes historike, ku vendoset fati i Kombëtares së Kosovës për Botëror.

Megjithatë, artisti shqiptar thekson se beson në djemtë dhe se ka qëndruar gjithnjë përkrah tyre.

Trim Ademi (emri i vërtetë) thekson po ashtu që nuk mungon stresi, por që në fund do t'ia dalim.

"Gjithçka nis me petkun e tifozërisë, atdhedashuri, pastaj vijnë profesionet tjera muzika. Normalisht stresi është i madh, më shumë ka të bëjë me pjesën e shtetit, rëndësisë që ka për ne", u shpreh ai.

"Gjitha fitoret e Kosovës i kam shijuar, normal njerëzve ju ngelin në mendje këto që bëjnë më shumë zhurmë. Çdo ndeshje ka qenë me rëndësi shumë të madhe. Puna e madhe është bërë prej hapit të parë".

"Isha në stadium me ndeshjen me Sllovakinë, emocion i jashtëzakonshëm. Ishte stres por kisha shumë besim në djemtë, ekipin ia dolëm. Besimi edhe sonte dhe shpresa nuk mungon që do të jemi në Botëror", shtoi ndër të tjerash Capital T.