“E divorcuar për 90 minuta”, Heidi Lushtaku në pozitë të vështirë në ndeshjen Kosovë - Turqi

“E divorcuar për 90 minuta”, Heidi Lushtaku në pozitë të vështirë në ndeshjen Kosovë - Turqi

Showbiz April 01, 2026 - 10:25

Në një ndeshje që mbante emocionet e tifozëve të dy kombeve në maksimum, Kombëtarja e Kosovës u mposht me rezultat 1-0 në shtëpi nga Turqia në finalen e play-offit për kualifikim në Kupën e Botës.

Kjo humbje i ndaloi “Dardanët” nga realizimi i një ëndrre historike për të qenë pjesë e turneut më të madh futbollistik.

Edhe pse Kosova dominonte pjesë të mëdha të lojës dhe tregoi disiplinë dhe organizim të mirë në fushë, një moment vendimtar vendosi fatin e ndeshjes dhe ua dha fitoren mysafirëve.

Image

Megjithatë, reagimet nuk munguan në rrjete sociale në lidhje me ndeshjen historike.

Në këtë mes u bë një reagim edhe nga modelja me origjinë nga Kosova, Heidi Lushtaku, e cila është e martuar me futbollistin e njohur turk, Merih Demiral.

Ajo u gjend në një situatë të vështirë, "mes dy zjarreve", duke qenë në ndeshjen mes dy vendeve me të cilat ka lidhje personale.

Në një postim me humor, ajo shkroi: “E divorcuar për 90 minuta”. Heidi dhe Merih janë bashkë qe një kohë, ku kanë edhe dy djem. /Telegrafi