Sinan Vllasaliu gati për koncertin në Amerikë: Performanca live, si gjithmonë prioritet

Sinan Vllasaliu gati për koncertin në Amerikë: Performanca live, si gjithmonë prioritet

Showbiz April 02, 2026 - 12:00

Përgatitjet e fundit për koncertin e madh në Amerikë, ku mbledh të gjitha yjet e muzikës shqipe për të dërguar frymën tradicionale dhe shqiptare në zemrën e Amerikës.

Sinan Vllasaliu, i cili gjatë gjithë karrierës ka kënduar live dhe prioritet i tij pos publikut ka qenë edhe këndimi live bashkë me orkestrën e tij ka filluar përgatitjet për këtë koncert madhështorë.

Si gjithmonë me zgjedhje fine dhe të detajuar, pjesë të orkestrës do të jenë bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, që e kanë shoqëruar edhe së fundmi në tour-in në Evropë.

Mentor Ismaili në klarinetë, së bashku me Mentor Sulejmanin në violinë e Art Lokaj në kitarë i shoqëruar nga Arsim Baftiu në bas kitarë, Artan Rexhepi po ashtu, e për ti vënë “qershinë mbi tortë” me Nesim Maxhunin në bateri, do të jenë orkestra që do kumbojë me muzikën shqipe në këtë koncert.

Këngëtari i cili edhe para pak ditësh ka dhënë detaje rreth koncertit ka bërë të ditur se biletat tashmë janë në shitje dhe interesi është shumë i madh.

“Kjo orkestër, pra Mentori, Mentor Sulejmani, Arti Arsimi dhe Nesimi dhe Artan Rexhepi pritet të shoqërojnë edhe shumë artistë të tjerë në koncertin e madh në Amerikë”, tha Vllasaliu në T7.

Ky koncert është planifikuar që të mbahet më 15-16 maj.