Taynes i del videoklipi i kopjuar, ende pa e publikuar të plotë? [video]
Showbiz
April 09, 2026 - 22:41
Këngëtarja kosovare Tayna pritet që për pak ditë të publikoi këngën e saj të re, bashkë me videoklip.
“Muza” quhet kënga më e re e Taynes e cila do të publikohet më 10 prill, ndërsa këngëtarja ka publikuar një pjesë nga videoklipi, i cili duket i ngjashëm nga koncepti me një videoklip të një kënge tjetër, shkruan Zeri.info.
Nga pamjet e para, videoklipi i këngës së Taynes ngjason shumë me atë të këngëtarit nga Armenia, Simon i cili do të përfaqësoi këtë vit Armeninë në Eurovision me këngën “Paloma Rumba”, e që ngjanë shumë me “Muzën” e Taynës që pritet të publikohet për pak ditë.
Për më shumë shihni më poshtë dy videoklipet dhe gjykoni vet nëse ato janë të ngjashme, frymëzuara apo kopjuara. /Zëri