Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte në Ferizaj

Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte në Ferizaj

Showbiz April 11, 2026 - 22:51

Një rrahje e shoqëruar me të shtëna me armë zjarri ka ndodhur sonte në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj.

Një nga të dyshuarit në këtë rast dyshohet të jetë reperi Betim Januzi, me emrin artisitik “Buta”.

Policia e Ferizajt ka njoftuar se si pasojë e rrahjes, një person ka pësuar lëndime trupore, por jo nga arma e zjarrit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, si dhe tri gëzhoja.

“Lidhur me rastin, njësitë relevante policore, përfshirë Hetimet dhe Forenzikën të stacionit, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa disa njësi janë vënë në kërkim të dyshuarit”, tha Veseli. /klankosova