Rogerti, finalisti i katërt në Big Brother VIP Albania

Rogerti, finalisti i katërt në Big Brother VIP Albania

Showbiz April 12, 2026 - 08:25

Rogerti dhe Brikena shkuan në studio për të mësuar se kush do të ishte finalisti i katërt i Big Brother VIP Albania.

Vendimi ishte në dorën e publikut, i cili përmes votimit zgjodhi Rogertin si finalist.

Pas shpalljes së rezultatit, ai u rikthye në shtëpi, ndërsa Brikena mbeti në studio, duke i dhënë fund rrugëtimit të saj në garë.

Me këtë zhvillim, lista e finalistëve tashmë është plotësuar: Selina, Mateo, Miri dhe Rogerti do të jenë katër banorët që do të garojnë në finalen e madhe.