“Shpirti digjet”, Bardhi lanson duetin e shumëpritur me Soni Malajn

“Shpirti digjet”, Bardhi lanson duetin e shumëpritur me Soni Malajn

Showbiz April 13, 2026 - 12:52

Një tjetër bashkëpunim i është shtuar tregut muzikor shqiptar.

Dyshja e njohur, Soni Malaj dhe Bardhi, sapo kanë lansuar projektin e tyre më të ri muzikor të titulluar “Shpirti digjet”. Kënga, e cila mban vulën e "Fole Publishing", vjen e shoqëruar me një videoklip mjaft të kuruar, duke tërhequr menjëherë vëmendjen dhe pëlqimin e fansave të të dy artistëve.

Ajo çfarë e bën këtë publikim edhe më interesant është momenti i lansimit të tij. Siç dihet tashmë, Soni Malaj është shkëputur nga përditshmëria e saj dhe është pjesë e edicionit të tretë të reality shout, “Ferma VIP 3”.

Megjithatë, artistja dhe bashkëpunëtorët e saj kanë menduar për çdo detaj përpara nisjes së kësaj aventure televizive. I gjithë projekti muzikor, duke përfshirë regjistrimin në studio dhe xhirimet e plota të videoklipit, kishte përfunduar kohë para se ajo të hynte në Fermë.