Dagz humb babanë, vetëm një natë më parë i lutej të mos dorëzohej
Një lajm i rëndë për DJ Dagz dhe familjen e tij. Babai i artistit të njohur, Naim (Limon) Gumnishta, ka vdekur pas një beteje të rëndë shëndetësore.
Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë Dagzi, përmes një postimi në Instagram, ku ka shkruar shkurt, por me shumë dhimbje: “U preftë në paqe, babë!”.
Vetëm dy net më parë artisti kishte ndarë një rrëfim jashtëzakonisht emocional, duke zbuluar se babai i tij ndodhej i intubuar dhe po luftonte për jetën.
Në atë postim, Dagzi tregonte se përgjatë 17 viteve të karrierës së tij, i ati kishte qenë mbështetja më e madhe, duke e inkurajuar gjithmonë të vazhdonte me muzikën, edhe në momentet më të vështira familjare.
“Unë jam i fortë, babë, qashtu qysh ti ki pas qef unë me kon”, shkruante ai, duke shpresuar që babai të gjente forcën për t’u kthyer pranë familjes.
Fatkeqësisht, vetëm pak kohë pas atyre fjalëve plot shpresë, artisti është përballur me humbjen e njeriut që e kishte mbështetur në çdo hap të rrugëtimit të tij.
Sipas njoftimit familjar, ceremonia e varrimit do të mbahet të martën, më 27 tetor, në orën 14:20, në varrezat e qytetit të Vushtrrisë, në fshatin Begaj. /Prive By LS
