FIFA përkrah idenë për 48 ekipe në Botëror

Sport December 14, 2018 - 12:42
Detajet

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino thotë se pjesa më e madhe e federatave janë në favor që Botërori i vitit 2022 të zgjerohet deri në 48 ekipe.

Infantino thotë se një vendim i tillë mund të merret në marsin e vitit të ardhshëm.

FIFA kishte votuar më herët që Botërori i vitit 2026 të zgjerohej në 48 ekipe, por duket se kjo gjë mund të ndodhë edhe më herët.

“Ne kemi dëgjuar mendimet e pjesëtarëve tanë, të federatave. Deri më tani, pjesa më e madhe janë në favor sepse 16 ekipe pjesëmarrëse më shumë nuk do të thotë vetëm Botërorit do t’i shtohen 16 ekipe, por 50 apo 60 shtete do të jenë në gjendje të ëndërrojnë për t’u kualifikuar në Kupë të Botës”, ka deklaruar Infantino./Zëri