Presidenti i klubit i tregon derën mesfushorit kosovar: Nuk e ka mendjen te futbolli

Presidenti i klubit i tregon derën mesfushorit kosovar: Nuk e ka mendjen te futbolli

Sport April 19, 2019 - 15:08
Detajet

Mesfushori Kamer Qaka u transferua me shumë bujë te Steaua e Bukureshtit, por gjërat nuk kanë shkuar edhe aq mirë për futbollistin, transmeton zeri.info

24-vjeçari u rikthye te klubi Politehnica Iasi, teksa aventura e tij te gjigantët e Steauas zgjati vetëm 4 javë.

Së fundmi futbollisti shqiptar, i ka prishur marrëdhëniet edhe me presidentin aktual të Politehnica Iasit, Adrian Ambrosie.

“Kartonët e verdhë dhe të kuq nuk i japin përfitime ekipit. Qaka merr shumë kartonë dhe pastaj pezullohet për shkak të tyre. Unë e kuptoj kur t’i merr një karton pasi ka një situatë të rrezikshme në zonën tënde, por ai i merr më kot”, ka deklaruar Ambrosie.

“Ka bërë vetëm zbritje që kur ka ardhur. Nuk po stërvitet më si më parë dhe kjo reflektohet në ndeshjet zyrtare. Tani nuk e ka mendjen te futbolli, por te merkato. Do të largohet. Unë ia kam thënë Qakës, bashkë me trajnerin. Nëse do të jesh serioz dhe do e kesh mendjen këtu, do të luash. Në të kundërt, atëherë do të kalbesh në stol, nuk do të luash dhe asnjë ekip tjetër nuk të do. Është Qaka që vuan”, ka shtuar ai./Zëri