Klubi i qëndron pranë lojtarit pas tragjedisë së shkaktuar nga babi i tij në Prishtinë
FOTO: Laura Hasani

Klubi i qëndron pranë lojtarit pas tragjedisë së shkaktuar nga babi i tij në Prishtinë

Sport April 22, 2019 - 20:57
Detajet

Sot rreth orës 13:00 të pasdites në Prishtinë, në lagjen “Dardania” ndodhi një konflikt familjar ku mbetën të vdekur tre persona.

Kryefamiljari, Hasan Krasniqi qëlloi për vdekje gruan, nusen e djalit të tij dhe më pas veten, shkruan Zëri.

Në medie u raportua se dorasi ishte babai i hendbollistit të njohur kosovar, Kreshnik Krasniqi.

Image

Krasniqi i cili luan edhe për Përfaqësuesen e Kosovës, tani është solidarizuar edhe nga klubi ku ai luan, KH Prishtina.

Shkrimi i plotë nga KH Prishtina:

"Sot u shokuam nga lajmi i hidhur për tragjedinë që i ka ndodhur kapitenit, lojtarit dhe shokut tonë Kreshnik Krasniqi. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta si klub, shokë e kolegë.

Të gjithë ndajmë dhimbjen me ty i dashur Kreshnik. Bëhu i fortë, ashtu si ishe gjithmonë që të përballosh këtë dhimbje me rastin e humbjes të më të dashurve të tu"./Zëri/