Ismet Munishi këshillon Prishtinën: Luani më shumë me këtë futbollist

Ismet Munishi këshillon Prishtinën: Luani më shumë me këtë futbollist

Sport April 22, 2019 - 23:26
Detajet

Mërgim Pefqeli së fundmi u tregua hero për Prishtinën.

Mesfushori kosovar shënoi golin e fitores për Prishtinën në ndeshjen kundër Gjilanit, shkruan Zëri.

Në Gjilan, Pefqeli shënoi golin e fitores në minutat e fundit të ndeshjes për 1:0, ndërkaq Ismet Munishi e ka këshilluar trajnerin e Prishtinës, Mirel Josës. 

"Te Prishtina, ndeshjen e vendosi Mergim Pefqeli", tha Munishi në "Dueli Sportiv".

"Ai është një mesfushor i shkëlqyer dhe duhet të luajë më shumë", vlerësoi trajneri kosovar.

"Ndryshe, ai mund të luajë në të gjitha pozitat e mesfushës", shtoi Ismet Munishi./Zëri/