Prindërit ia digjnin atletet, sot merr miliona

Prindërit ia digjnin atletet, sot merr miliona

Sport April 26, 2019 - 15:03
Detajet

Samuel Chukwueze në këtë edicion është duke shkëlqyer me fanellën e Villarealit. Nigeriani i ri shumë shpejt ka hyrë në zemrat e tifozëve të “nëndetëses së verdhë”, veçmas pas golit të tij të shënuar ndaj Barcelonës për rezultatin e befasishëm 4:4, shkruajnë mediat e huaja, përcjell zeri.info.

Që tani ai është duke fituar miliona euro, ndërsa shumë shpejt pritet kalimi i tij në Arsenal. Megjithatë, tregimi për këtë futbollist është shumë interesant, pasi prindërit e tij nuk e lejonin të luante futboll. Ata kishin tentuar ta bindin të birin e tyre që të “nxejë karrigen”. Disa herë ata ia kishin djegur atletet në mënyrë që t’ia pamundësonin lojën e futbollit, e ka zbuluar për TheCable, vetë futbollisti.

Sot Chukwuezen e krahasojnë me holandezin e Bayernit, Arjen Robben, për mënyrën se si i kalon futbollistët kundërshtarë dhe gjuajtjet e tij nga këndi i 16-shit. /Zëri/