Eroll Salihu tregon nëse agjentët e UEFA-s janë duke i monitoruar ndeshjet e futbollit të Kosovës

Eroll Salihu tregon nëse agjentët e UEFA-s janë duke i monitoruar ndeshjet e futbollit të Kosovës

Sport maj 16, 2019 - 11:37
Detajet

Futbolli i Kosovës tash e tre vjet është i pranuar në instancat ndërkombëtare dhe sigurisht se kampionati është i monitoruar nga UEFA.

Burime të gazetës “Zëri” bëjnë me dije se ndeshjet e fundit në futbollin e Kosovës janë duke u vëzhguar nga agjentë të shtëpisë më të madhe të futbollit evropian (UEFA).

Një gjë e tillë po bëhet për shkak të dyshimeve të mundshme për manipulime eventuale.

Përplasja direkte e skuadrave për titull dhe për mbijetesë ka bërë që UEFA të mos qëndrojë duarkryq.

Ndërkaq, këtë e ka konfirmuar edhe sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu.

“Ne jemi në vëzhgim sikur në të gjitha garat. Tash është një gjë e mirë se janë mbyllur bastet, megjithëse ka të tilla ‘online’. Të jeni të bindur se ne kemi zyrtarë për integritet. Kryetari Ademi para disa ditësh është takuar me të dhe me prokurorë”, tha Eroll Salihu për gazetën “Zëri”./Zëri.info