‘Vera e dashurisë’ në futboll, këta janë futbollistët që i dhanë fund beqarisë

‘Vera e dashurisë’ në futboll, këta janë futbollistët që i dhanë fund beqarisë

Sport June 26, 2019 - 23:17
Detajet

Një numër futbollistësh i kanë dhënë fund beqarisë së tyre gjatë kësaj vere, transmeton zeri.info

Prej “dasmës së vitit” të Sergio Ramosit në Sevilla e deri te heroi ceremonia martesore e Harry Kanet në një lokacion sekret, 2019-a ka qenë viti i bashkimeve.

Martesa e profilit më të lartë ishte ajo e Mesut Ozilit me modelen bukuroshe, Amine Gulse. Ata u martanu në Stamboll të Turqisë.

Një tjetër futbollist i Arsenalit, Henrikh Mkhitaryan u martua me Betty Vardanyan në Venedik.

Sead Kolasinac e vazhdoi rrugëtimin e bashkëlojtarëve të tij te klubi londinez, duke u martuar me të dashurën e tij Jana Ramin në një ceremoni private.

Ndërkohë, sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane gjithashtu e mbajti të fshehtë dasmën e tij, në një lokacion ekzotik.

Nëse shikohet ekstravaganca dhe madhështia, atëherë nuk mund të tejkalohet dasma e Sergio Ramosit, edhe pse Cristiano Ronaldo nuk ishte i ftuar.

David Bechkham, Roberto Carlos, Zinedine Zidane dhe Alvaro Morata ishin aty në mesin e shumë të ftuarve.

Këtë verë u martua edhe shoku i vjetër i skuadrës së Beckhamit, Peter Schmeichel, i cili u kurorëzua me Laura von Lindholm./Zëri

Image

Image

Image

Image

Image

Image