Zyrtare: Juventusi kompleton transferimin e Matthijs De Ligt, zbulohet shuma e transferimit

Zyrtare: Juventusi kompleton transferimin e Matthijs De Ligt, zbulohet shuma e transferimit

Sport July 18, 2019 - 09:16
Detajet

Juventusi e ka kompletuar transferimin e qendër-mbrojtësit Matthijs de Ligt nga Ajaxi në shumën e 75 milionë euro, teksa mbrojtësi holandez ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare.

De Ligt ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Juventusin javën e kaluar, derisa ai do të përfitojë 12 milionë euro në vit – tetë milionë euro pagë bazë dhe katër milionë euro bonuse, shkruan Zëri.info.

Dhe 19-vjeçari tashmë e ka finalizuar transferimin te Juventusi, klub i cili e ka mposhtur konkurrencën e top-klubeve evropiane si Barcelona, Manchester United dhe Paris Saint-Germain.

Mbrojtësi i talentuar ka arritur në Torino të marten dhe iu nënshtrua testeve mjekësore dje para kompletimit të transferimit.

De Ligt është mbrojtësi më me prespektivë në Evropë që prej debutimit për skuadrën e parë të Ajaxit në vitin 2016.

Ai ka bërë 55 paraqitje në edicionin e kaluar, duke shënuar shtatë gola si dhe duke e drejtuar skuadrën holandeze drejt dopietës.

Tinejxheri është mbrojtës i rregulltë edhe te Kombëtarja holandeze, me të cilën ka bërë 17 paraqitje që prej debutimit në nivel senior në vitin 2017.

Image

Kështu, De Ligt është bërë transferimi i shtatë i Juventusit, skuadrër e cila synon trofeun e Ligës së Kampionëve për herë të parë nga edicioni 1995/96.

Adrien Rabiot, Aaron Ramsey dhe Gianlugi Buffon janë prurjet e Juventusit me parametra zero, derisa Luca Pellegrini ka ardhur nga Roma, Merih Demiral nga Sassuolo dhe Cristian Romero nga Genoa./Zëri.info