Berbatov e ka një këshillë për Lukakun

Berbatov e ka një këshillë për Lukakun

Sport July 21, 2019 - 11:54
Detajet

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov e ka këshilluar Romelu Lukakun që ta refuzojë Interin dhe të mbetet te gjiganti anglez, transmeton zeri.info

Lukaku raportohet se është i palumtur te Unitedi dhe trajneri i Interit, Antonio Conte ka konfirmuar që e dëshiron transferimin e sulmuesit belg në Itali.

Por, Berbatov mendon se Lukaku do të përmirësohet më shumë si lojtar në “Old Trafford”.

Tashmë 38-vjeçar, Berbatov kishte kaluar katër vite te Manchester Unitedi, duke shënuar 56 gola në 149 paraqitje./Zëri