Ardian Kozniku vjen të hënën në ’90 Plus’

Ardian Kozniku vjen të hënën në ’90 Plus’

Sport July 21, 2019 - 15:06
Detajet

Të hënën në emisionin “90 Plus” të autorit Adem Haliti, mysafiri i radhës është legjenda e futbollit shqiptar, Ardian Kozniku, transmeton zeri.info

Si çdo herë në “90 Plus” do të ketë një debat të nxehtë, ku temë kryesore do të jetë kampi i mbajtur në Gjakovë nga klubi i Lokomotivës së Zagrebit në Kosovë dhe talentet e futbollit.

Emisionin “90 Plus” mund ta shikoni në faqen në Facebook të “Radio Prishtina” si dhe në “TV Zëri” duke filluar nga ora 18:15.

Kujtojmë se “90 Plus” është një nga emisionet më të shikuara sportive në vend, ku deri më tani, mysafirë kanë qenë emrat më të mëdhenj të sportit kosovar./Zëri