Ish-futbollisti i njohur për dështimin e skuadrave kosovare në Evropë: Duhet të kemi më shumë guxim

Ish-futbollisti i njohur për dështimin e skuadrave kosovare në Evropë: Duhet të kemi më shumë guxim

Sport July 21, 2019 - 22:59
Detajet

Klubet kosovare nuk kanë bërë një kampanjë të mirë në Evropë këtë edicion.

Fillimisht, FC Prishtina u eliminua në Ligën e Evropës nga St Josep'h, ndërkaq Feronikeli u eliminua nga Liga e Kampionëve prej The New Saints, shkruan Zëri.info.

Ish-futbollisti i njohur dhe analisti i futbollit, Muhamet Dragusha thotë se sidomos Feronikeli duhej ta kalonte këtë rreth.

"Feronikeli është dashur ta kalojë këtë rreth, në ndeshjen e parë mori rezultat të mirë", tha Dragusha në "Sports Show", përcjell Zëri.info.

"Por, skuadra e Feronilkelit nuk ka krijuar raste dhe kështu u bë dallimi", vlerësoi Dragusha.

"Skuadrat tona duhet të kenë më shumë guxim", shtoi ai./Zëri.info 

Image