Arsim Plepolli: Këto katër skuadra do të luftojnë për titullin kampion në Kosovë

Arsim Plepolli: Këto katër skuadra do të luftojnë për titullin kampion në Kosovë

Sport July 21, 2019 - 23:47
Detajet

Klubet kosovare kanë filluar me përgatitjet para-sezonale për edicionin 2019/20.

Përveç përgatitjeve, klubet elitare në Kosovë janë përforcuar mjaft shumë në tregun e transferimeve, raporton Zëri.info.

Sipas Arsim Plepollit, ish-futbollist i njohur kosovar, katër skuadra do të garojnë për titull në edicionin e ri.

"Prishtina, Llapi, Feronikeli dhe Gjilani do të luajnë për titull", tha Plepolli në "Sports Show", përcjell Zëri.info.

Tutje, ai epitetin e trajnerit më të mirë në Kosovë ia dha 'shefit' të Feronikelit, Zekirija Ramadani.

"Zekirija Ramadani është trajneri më i mirë në Kosovë. Ia doli ta fitojë titullin dhe Kupën e Kosovës edicionin e kaluar", shtoi ai./Zëri.info