Kosovë - Norvegji, më mirë mos e shikoni rezultatin

Kosovë - Norvegji, më mirë mos e shikoni rezultatin

Sport gusht 17, 2019 - 19:12
Zbuloni detajet

Kosova U16 (M) ka përfunduar Kampionatin Evropian, Divizioni B, në Mal të Zi.

Djelmoshat e rinj kosovarë në ndeshjen e fundit, kanë pësuar nga Norvegjia me rezultat 44:84, në ndeshjen e vlefshme për vendin e 23-të në këtë Evropian.

Kosova kishte vetëm një fitore në këtë Evropian, duke mundur pikërisht Norvegjinë në grupe, por sot kanë pësuar në përballjen e fundit në këtë Kampionat.

Bledar Thaçi shënoi 11 pikë për Kosovën, kurse nga tetë shënuan Eliot Peci dhe Rinol Gashi.