Ramush Haradinaj tifozët futbolli

Ramush Haradinaj tifozët futbolli

Sport August 18, 2019 - 21:19
Detajet

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vendosur ta kalojë pasditen e stome në një ndeshje futbolli.

Haradinaj është parë në ndeshjen e Ipko Superligës së Kosovës që u zhvillua në Klinë ndërmjet Dukagjinit dhe Ballkanit, shkruan Zëri.info.

“Urime futbollistëve, klubeve dhe tifozëve të futbollit në fillimin e kampionatit 2019/2020. Sot, në Klinë, përcolla një pjesë të lojës ndërmjet "Dukagjinit" të Klinës dhe "Ballkanit" të Therandës”, ka shkruar Haradinaj.


Për fat të keq ish kryeministri i Kosovës nuk mundi të shoh asnjë gol pasi ndeshja u mbyll 0:0, megjithatë prania e tij në stadium, tregon se shteti tashmë është afër sportit dhe sportistëve./Zëri.info

Image