Ronaldo reagon pas zjarreve në pyjet e Amazonës

Ronaldo reagon pas zjarreve në pyjet e Amazonës

Sport August 22, 2019 - 23:05
Detajet

Pyjet e Amazonës në Brazil kanë parë një numër rekord zjarresh këtë vit, sipas të dhënave të reja nga agjensia e hulumtimit hapësinor të këtij vendi.

Prej ditësh këtë pjesë të Brazilit e kanë kapluar një numër i madh zjarresh, transmeton zeri.info

Për këtë gjë ka reaguar edhe ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo.

“Pyjet e Amazonës prodhojnë më shumë se 20% të oksigjenit të botës dhe janë duke u djegur gjatë 3 javëve të fundit. Është përgjegjësia jonë për ta ndihmuar shpëtimin e planetit tonë”, ka shkruar Ronaldo në rrjetin social Twitter./Zëri