Drenica e mposht thellë Llapin në ndeshjen hapëse të xhiros së dytë

Drenica e mposht thellë Llapin në ndeshjen hapëse të xhiros së dytë

Sport August 23, 2019 - 16:17
Detajet

Drenica e ka mposhtur Llapin me rezultat 3:0 në ndeshjen hapëse të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll, raporton Zëri.info.

Drenica në këtë ndeshje ishte skuadër shumë më konkrete.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura 0:0 ndërkohë që në pjesën e dytë, golin e parë në ndeshje e shënoi Harmon Van Dave Gbowea në minutën e 51=të.

Për 2:0 u përkujdes Osman Mziu me një gol të bukur të realizuar nga gjuajtja e lirë ne minutën e 63-të, kurse golin që e vulosi ndeshjen e shënoi Qemail Elshani në minutën e 74-të.

Drenica me këtë fitore ndodhet në pozitën e katërt me tri pikë të tubuara, kurse Llapi zë vendin e pestë po ashtu me tri pikë. /Zëri.info

Drenica - Llapi 3:0

GOL: 74' Drenica e ka arritur edhe golin e tretë në ndeshje. Për 3:0 u përkujdes Qemail Elshani i cili realizoi me një goditje precize nga afërsia pas pasimit të Osman Mziut. 

69' Llapi ka mundur ta ngushtojë epërsinë në 2:1. Sulmuesi Sebino Plaku e godet shtyllën e portierit Arjon Ymeri. 

GOL: 64' Skuadra e Drenicës e ka dyfishuar epërsinë me golin e realizuar nga Osman Mziu. Ky i fundit realizoi gol të bukur nga goditja e lirë nga rreth 20 metra. 

GOL: 51' Drenica kalon në avantazh me golin e realizuar nga Harmon. Ai shënoi pas një tollovie të krijuar në zonë.

Përfundon pjesa e parë

Drenica në pjesën e parë pati më shumë raste për shënim, derisa Llapi nuk krijoj ndonjë rast konkret para portës vendase.

42′ Sulmuesi Labinot Osmani (Llapi) i lënduar detyrohet ta braktis fushën e lojës. Valmir Veliu futet në lojë.

25′ Sulmuesi Enis Zabërgja (Llapi) lëshon fushën e lojës i lënduar. Në vend të tij inkuadrohet Arbnor Ramadani.

Formacionet zyrtare 

Drenica: Ymeri, Balde, Sykaj, Bejta, Lushtaku, Thaqi, Abazi, Hamiti, A.Mustafa, Van Dave Gboëea, Mëziu. Trajner: Tahir Lushtaku

Llapi: Ademi, Prençi, Xhelili, Emini, Mujkiç, Maliqi, Zhdrella, Pefqeli, Osmani, Zabërgja, Plaku. Trajneri: Tahir Batatina

Gjyqtarë: Gramos Shala, Fatmir Abrashi, Visar Kelmendi, Arben Halilaj