Superliga Live: Gol, gol, gol në Ferizaj

Superliga Live: Gol, gol, gol në Ferizaj

Sport August 24, 2019 - 16:19

Sot zhvillohen dy ndeshje tejet interesante në kuadër të javës së dytë në Ipko Superligën e Kosovës në futboll. E gjithë vëmendja është në Therandë atje ku ndeshen Ballkani me kampionin aktual Feronikelin, shkruan Zëri.info.

Në ndeshjen e javës së parë, Ballkani barazoi me Dukagjinin 0:0, ndërsa Feronikeli e mposhti Drenicën 4:1. Se kush do të festojë sot mbetet të priten 90 minuta të kësaj ndeshjeje të zjarrtë.

Një sfidë joshëse është edhe ajo në Ferizaj ku përballën Ferizaj me Gjilanin.

Ferizaj e mposhti Dritën në javën e parë ndërsa Gjilani u mund nga Trepça’89.

Të kujtojmë se dje në kuadër të javës së dytë, Drenica e ka mposhtur Llapin me rezultat 3:0.

Live:

Ballkani – Feronikeli 3:1

Mbyllet ndeshja

Minuta e 75-të: Feronikeli mbetet me një lojtar më pak pasi me karton të kuq u ndëshkua Yll Hoxha pas dy të verdhëve.

Minuta e 54: Ballkani nuk e ka lejuar Feronikelin të gëzohet shumë pasi e ka rikthyer epërsinë prej dy golave, ku ka shënuar Blendi Baftiu me kokë.

Min 50-të: Pesë minuta pas pjesës së dytë Feronikeli është rikthyer në lojë me golin e Haxhi Nezirit që u inkuadrua në pjesën e dytë në vend të Kastriot Rexhës.

Mbyllet pjesa e parë

Min 20-të, Ballkani po e shokon kampionin aktual Feronikelin. Skuadra e Therandës ka shënuar edhe golin e dytë për 2:0, këtë herë nga penalltia me realizator Besnik Krasniqin , pasi më herët në zonë ishte penguar Arbër Hoxha nga Arbër Prekazi

Minuta e 5-të Ballkani ka shënuar gol ndaj  Feronikelit me realizator Blend Baftiu pas një aksioni të jashtëzakonshëm të skuadrës së Ballkanit.

Formacionet:

Ballkani: Ruxhi, Potoku, Berisha, Sinani, Krasniqi, Kuç, Turku, Bytyqi, Hoxha, Baftiu, Topalli. Kryetrajner: Ismet Munishi

Feronikeli: Smakiqi, Lladrovci, Prekazi, Islami, Hoxha, Dabiqaj, Malaj, Krkotic, Da Silva, Hoti, Rexha. Kryetrajner: Dejan Vukiçeviq

Ferizaj – Gjilani 0:3

Mbyllet ndeshja

91: Busic shënon golin e tretë për Gjilanin

48' Gjilani e dyfishon epërsinë me golin e realizuar nga Gerard Progni i cili realizoi pas goditjës së lirë nga rreth 20 metra

Mbyllet pjesa e parë

Minuta 45-të: Gjilani ka kaluar në epërsi me golin e shënuar nga Fjoart Jonuzi nga ndërprerja

Min 16-të: Oltion Rapa (Gjil) gjuan me kokë, por topi shkon fare pranë portës.

Min 10-të: Kushtrim Shabani (Gjil) gjuan brenda zonës, por topi largohet në çastet e fundit nga mbrojtësi Viktor Kuka.

Min 4-t: Tomislav Busiç (Gjil) gjuan me të parën pas harkimit të Gerhard Prognit, por pret ‘gardiani’ Armend Blakçori.

Formacionet:

Ferizaj: Blakçori, Jashari, Kuka, Bardhi, Livoreka, Qerkini, E.Shabani, Shaqiri, Dajaku, Shala, Karahoda. Kryetrajner: Bekim Isufi

Gjilani: Haxhihamza, Rapa, Kastrati, Jackson, Frashëri, K.Shabani, Useini, Jonuzi, Greca, Progni, Busiç. Kryetrajner: Gentjan Mezani