Trajneri kosovar: Jo gjithmonë paraja luan rol kryesor në futboll

Trajneri kosovar: Jo gjithmonë paraja luan rol kryesor në futboll

Sport August 25, 2019 - 21:13
Detajet

Tashmë janë zhvilluar dy javë në Superligën e Kosovës në futboll, raporton Zëri.info.

Lider i renditjes tabelare është Trepça'89 me katër pikë, aq sa ka edhe Ballkani.

Vushtrria është në vendin e parafundit me vetëm një pikë, derisa trajneri Bekim Shotani është i kënaqur me fondin e lojtarëve.

"Kryetari Xhafer Tahiri e ka marrë situatën në dorë duke sjellur njerëz të duhur", tha Shotani në "Arena Sportive", përcjell Zëri.info.

"Më pas erdhi edhe Bajrush Kajtazi, i cili është edhe president i cili solli disa përforcime si dhe morëm lojtarë nga grupmoshat", vlerësoi ai.

"Me rëndësi për klubin është ta shikojmë gjendjen e futbollistëve. Përgatitjet ka rëndësi që i kemi filluar me kohë. Do të ketë befasi. Jo gjithmonë paraja luan rol", shtoi ai./Zëri.info