Armend Dallku me një koment interesant për skuadrën e Vushtrrisë

Armend Dallku me një koment interesant për skuadrën e Vushtrrisë

Sport August 25, 2019 - 21:27
Detajet

Tashmë janë zhvilluar dy javë në Superligën e Kosovës në futboll, raporton Zëri.info.

Lider i renditjes tabelare është Trepça'89 me katër pikë, aq sa ka edhe Ballkani.

Vushtrria barazoi 1:1 me Trepçën'89 pas një humbje në Podujevë nga Llapi.

Futbollisti i pensionuar nga Vushtrria Armend Dallku ndihet krenar për klubin e qytetit të tij.

"Dua t'i përgëzoj lojtarët, tifozët dhe trajnerin për inkuadrimin në Superligë", tha Dallku në "90 Plus", përcjell Zëri.info.

"Ata kanë tifozë të jashtëzakonshëm që e mbushin gjithnjë stadiumin", vlerësoi Dallku.

"Ndihem mirë kur i shoh ata duke fituar", shtoi ai./Zëri.info