Tahir Batatina e kritikoi lojën e aplikuar nga Drenica, kjo është përgjigjja e trajnerit Lushtaku

Tahir Batatina e kritikoi lojën e aplikuar nga Drenica, kjo është përgjigjja e trajnerit Lushtaku

Sport gusht 25, 2019 - 21:46
Detajet

Tashmë janë zhvilluar dy javë në Superligën e Kosovës në futboll, raporton Zëri.info.

Lider i renditjes tabelare është Trepça'89 me katër pikë, aq sa ka edhe Ballkani.

Befasi në këtë xhiro bëri edhe Drenica e cila mposhti Llapin në Skënderaj me rezultat 3:0.

I kënaqur natyrisht me këtë fitore ishte trajneri Tahir Lushtaku, i cili thotë se skuadra e tij hyri në ndeshje vetëm për tre pikë.

"Hymë në fushë me qëllimin e vetëm - tre pikët, por nuk do të thotë që e kemi menduar këtë, do ta realizonim", tha Lushtaku në "Arena Sportive", përcjell Zëri.info.

"Nuk humbi koncentrimi i lojtarëve tanë për asnjë moment ani pse pjesa e parë ishte më e dobët", vlerësoi trajneri drenicas.

"Çdo lojtarë i ka pasur detyrat e tij dhe kemi funksionuar si një skuadër", shtoi ai.

Pas ndeshjes, trajneri i Llapit Tahir Batatina kishte kritikuar futbollistët kundërshtarë për lojën e aplikuar, ndërsa për këtë Lushtaku i është kundërpërgjigjur homologut të tij.

"Batatina e ka të drejtën e tij për të bërë vlerësime, por futbollistët e tyre kishin gjashtë karton të verdhë që tregon gjithçka. Mendoj se rol luajti disiplina jonë", zbuloi Lushtaku./Zëri.info