Agjenti i futbollistit serb arrestohet për shkak të mashtrimeve në transferime

Agjenti i futbollistit serb arrestohet për shkak të mashtrimeve në transferime

Sport shtator 11, 2019 - 19:18
Detajet

Agjenti i futbollistit serb Aleksandar Mitrovic, Christophe Henrotay është arrestuar në Monako për shkak të disa hetimeve që janë duke bërë ndaj tij për pastrim parash dhe korrupsion në transferime të lojtarëve, shkruan “AFP”, transmeton zeri.info

Image

Një burim brenda gjykatës e konfirmoi lajmin në prill se transferimi i Aleksandar Mitrovicit nga Anderlechti te Neëcastle në vitin 2015 është nën hetime.

Prokurorët e Brukselit kanë konfirmuar që një numër i bastisjeve janë bërë në Monako, Blegjikë dhe Londër të martën dhe të mërkurën dhe se janë arrestuar dy persona.

Policia belge ka bashkëpunuar me kolegët e tyre nga Monako dhe Britania e Madhe për të arrestuar agjentin në Monako./Zëri