Sulmuesi i Feronikeli paralajmëron rivalët pas humbjes me Dritën

Sulmuesi i Feronikeli paralajmëron rivalët pas humbjes me Dritën

Sport September 15, 2019 - 17:07

Feronikeli ka pësuar një humbje minimale në sfidën e shtunës ndaj Dritës, por që ishte tejet e dhimbshme pasi erdhi nga rivali direkt për titullin kampionit, shkruan Zëri.info.

Për sulmuesin e Feronikelit, Astrit Fazliu ajo humbje ishte e dhimbshme por njëherësh i forcon dhe i mobilizon maksimalisht për ndeshjet e radhës.


”Ishte humbje shumë e dhimbshme, por është shumë herët të flitet për titull ose di[ka tjetër. ka shumë ndeshje deri në fund”, ka thënë për Zëri.info, Astrit Fazliu i cili ka thënë se orari në vazhdim për kampionët në fuqi është në favor të tyre.

“Tash nga 4 ndeshje kemi 3 brenda fushës tonë edhe shpresoj që të fitojmë dhe të stabilizohemi”, ka përfunduar Fazliu./Zëri.info