Befason Klopp: Ky klub mund ta fitojë Championsin

Befason Klopp: Ky klub mund ta fitojë Championsin

Sport September 18, 2019 - 16:17
Detajet

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp beson se Napoli mund të triumfojë në Ligën e Kampionëve, transmeton zeri.info 

Klubi anglez u mposht 2:0 në udhëtim te Napoli të martën në kuadër të ndeshjes së parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve dhe Klopp mendon që italianët mund ta fitojnë kompeticionin më prestigjioz evropian për klube.

“Ata mund ta fitojnë kompeticionin, kështu është. Nëse keni një plan të mirë, nëse keni lojtarë të mirë, gjë të cilën ata sigurisht që e kanë, atëherë ata mund ta fitojnë kompeticionin”, deklaroi Klopp.

“Ne treguam se nuk keni nevojë të jeni skuadra më e mirë në botë për ta fituar Ligën e Kampionëve”, shtoi gjermani./Zëri